TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Tetor 2024, 20:33

Interi “fluturon” në sytë e Ismajlit, zikaltërit triumfojnë pastër ndaj Empolit

Shkruar nga Pamfleti

Interi “fluturon” në sytë e Ismajlit, zikaltërit

Pas barazimit ndaj Juventusit, Interi rikthehet te fitorja, teksa mposhti pastër 0-3 Empolin në “Stadio Carlo Castellani”. Skuadra e Simone Inzaghi triumfoi pastër në një transfertë ku Ardian Ismajli nuk arriti të ndalë hovin, ndikuar edhe nga mbetja me 10 futbollistë e skuadrës toskane.

Gjërat u komplikuan në maksimum për vendasit pas gjysmë ore lojë, pasi mbrojtësi gjeorgjian Saba Gogliçidze u ndëshkua me kartonin e kuq.

Kristjan Asllani ndoqi nga stoli dopietën e Frattesi, duke treguar se shqiptari ende nuk e ka kaluar periudhën e problemeve fizike.

Kampionët e Italisë zhbllokuan ndeshjen me Fratezin në minutën e 50. Mesfushori dyfishoi shifrat pak minuta më vonë, teksa u shërbye nga mënyrë perfekte nga Lautaro Martinez.

Lautaro Martinez dërgoi shifrat në 0-3, 11 minuta para fundit të kohës së rregullt. Interi shkurton në -4 pikë nga Napoli kryesues, sakaq Ardian Ismajli me shokë janë në mesin e tabelës.

 

inter empoli seria a

Lini një Përgjigje