TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Tetor 2024, 19:45

“Reali na bëri presion”, denoncimi i ‘France Football’: Kërkonin ndryshimin e rregullave

Shkruar nga Pamfleti

“Reali na bëri presion”, denoncimi i ‘France

Ndizet edhe më tepër debati pas dorëzimit të “Topit të Artë 2024”, ku edhe pse Vinisius Zhunior dukej fitues i sigurt, në fund çmimi përfundoi në duart e Rodrit. Pas akuzave dhe bojkotit nga Reali i Madridit, tashmë ishte radha e kundërpërgjigjes nga “France Football”.

Për të sqaruar situatën e pakëndshme të krijuar, pas vendimit të “Los Blancos” që të mos përfaqësoheshin në ceremoninë zyrtare kur u mësua se Vinisius nuk do të fitonte, ndërhyri kryeredaktori i revistës franceze, Vinsent Garsia.

Së pari, ai shpjegoi përse sulmuesi i Realit humbi duelin me Rodrin. Sipas Garsias, Vinisius u penalizua nga prezenca në Top 5 e shokëve të ekipit, Belingham dhe Karvahal. Ndarja e votave mes lojtarëve të madrilenëve, në fund favorizoi Rodrin.

Kryeredaktori i “France Football” zbuloi edhe prapaskenat e asaj që ka ndodhur. “Kam qenë nën presion të madh nga Reali i Madridit, por siç ndodh edhe me klubet e tjerë, kam qenë gjithmonë i qartë dhe i drejtë. Ndoshta heshtja ime i mërziti edhe më tepër”.

"farnce football" "topi i artë" reali i madridit

Lini një Përgjigje