TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Tetor 2024, 16:53

Nedim Bajrami do të stërvitet nga Andrea Pirlo, tekniku italian në negociata me skuadrën e Gllasgou Renxhërs

Shkruar nga Pamfleti

Nedim Bajrami do të stërvitet nga Andrea Pirlo, tekniku italian

Nedim Bajrami do të stërvitet nga Andrea Pirlo, tekniku italian në negociata me skuadrën e Gllasgou Renxhërs

Andrea Pirlo dhe Nedim Bajrami, në një skuadër? Po, mund të ndodhë, nëse negociatat e ish-mesfushorit të Juventusit me skuadrën e Gllasgou Renxhërs finalizohen me sukses.

Sipas mediave italiane, pas dy muajve pushim Pirlo pritet të rikthehet në aksion. I shkarkuar nga Sampdoria, 45-vjeçari po mendon rikthimin.

Ai tashmë ka katër vite përvojë si trajner dhe ndihet gati për aventurën e re në Skoci. Bisedimet janë drejt fundit dhe për pak ditë pritet zyrtarizimi. Aty Pirlo do të gjejë mesfushorin e kombëtares shqiptare dhe mijëra tifozë të çmendur.

Gllasgou Renxhërs aktualisht është i treti në tabelë me gjashtë pikë më pak se dyshja kryesuese Sëlltik dhe Aberdin dhe për këtë arsye po mendojnë për një ndryshim të trajnerit për të tronditur gjërat dhe për të plotësuar deficitin e grumbulluar në nëntë ndeshjet e para.

 

andrea pirlo nedim bajrami gllasgou renxhërs

Lini një Përgjigje