TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Tetor 2024, 13:34

Surpriza në Kupën e Gjermanisë, Dortmundi eliminohet nga Wolfsburgu

Shkruar nga Pamfleti

Surpriza në Kupën e Gjermanisë, Dortmundi eliminohet nga

Borusia e Dortmundit i ka dhënë lamtumirën kupës së Gjermanisë, duke u eliminuar që në raundin e 1/16-ave, ndërsa më tej avancuan Leverkuseni dhe Shtutgarti.

Sezon pas sezoni, kupa e Gjermanisë ka prodhuar rezultate surprizë në faza të ndryshme të saj, dhe edhe këtë edicion nuk bëri përjashtim. Dortmundi u eliminua nga kompeticioni pas humbjes ndaj Wolfsburgut. Të dyja ekipet provuan rotacionin, por verdhezinjtë rezultuan të pafat në ndryshimet e kryera.

Pas 90 minutash pa fitues, u aplikua koha shtesë, ku në minutën e 117, Wind shënoi golin e kualifikimit. Në përballjet e tjera, pa shumë mundim fituan Shtutgarti, Leverkuseni, Augsburgu dhe Leipzig.

Aspirinat mposhtën Elversberg, ekipin e kategorisë së dytë në Gjermani, duke shënuar 3 herë që në pjesën e parë. Augsburgu likuidoi Schalken me fitoren 3-0, ndërsa Leipzig regjistroi rezultatin 4-2 ndaj St. Paulit.

Këtë të mërkurë, në fushë zbret Bayeri i Mynihut, i cili përballet me Mainzin në transfertë. Të besuarit e Vincent Kompany synojnë të fitojnë trofeun, ashtu si edhe kampionatin.

Lini një Përgjigje