TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Tetor 2024, 12:00

Rodri fitoi Topin e Artë, Vinicius 'kërcënon' UEFA-n

Shkruar nga Pamfleti
Rodri fitoi Topin e Artë, Vinicius 'kërcënon' UEFA-n
Vinicius Junior

Vinicius Junior priti shpalljen zyrtare të fituesit të Topit të Artë për t’u shprehur më pas në rrjetet sociale. Braziliani i Real Madrid, humbësi i madh i këtij edicioni të çmimit prestigjioz, pasi refuzoi të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Paris bashkë me pjesëtarët e tjerë Blancos, më në fund theu heshtjen duke bërë një premtim solemn.

“Nëse është e nevojshme, do të bëj gjithçka që kam bërë dhjetë herë më shumë. Nuk jeni të përgatitur.”

Vinicius e ndjente veten favorit përpara se informacioni të rridhte në media, duke shtyrë Real Madridin të ndërmerrte një qëndrim të fortë. Sulmuesi brazilian duket i gatshëm të japë dhjetëfishin e përpjekjeve të tij në krahasim me sezonin e kaluar, duke paralajmëruar të gjithë për mundësitë e tij.

Ylli i Real Madridit raportohet se beson që lufta e tij ndaj racizmit është arsyeja pse ka humbur garën për Topin e Artë.

Real Madridi dhe Vinicius mbetën të befasuar të hënën pasi zbuluan se braziliani nuk e ka fituar Topin e Artë përkundër faktit që fitoi La Liga-n dhe Ligën e Kampionëve.

Të gjithë tek Real Madrid janë në mbështetje të Vinicius. Kroos postoi foto të dy lojtarëve së bashku me përshkrimin “më i miri”. Camavinga e quajti madje një vendim politik, ndërsa Militao festoi bashkëkombasin e tij duke thënë: “Je më i miri dhe askush nuk mund të ta mohojë këtë.” Ancelotti, gjithmonë i ekuilibruar, tha: “Dua të falënderoj familjen time, presidentin, lojtarët e mi… dhe veçanërisht Vinicius dhe Carvajal.” Edhe në Itali pati nga ata që nuk e pëlqyen vendimin për Topin e Artë, si Rafa Leao, i cili postoi një foto të Vinicius me një emoji me sytë e mbuluar.

 

vinicius rodri fitoi topin e artë

Lini një Përgjigje