TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Tetor 2024, 22:47

Rodri ngjitet në majë, mesfushori spanjoll fiton “Topin e Artë” dhe lë me ‘gisht në gojë’ treshen e Realit

Shkruar nga Pamfleti

Rodri ngjitet në majë, mesfushori spanjoll fiton “Topin e

Rodri është fitues i “Topit të Artë” për vitin 2024. Mesfushori spanjoll shpërblehet në mënyrën më të mirë të mundshme, për paraqitjet fantastike me Mançester Sitin dhe me kombëtaren e Spanjës.

Një paraqitje pozitive për Rodri, me 10 gola të shënuar dhe duke asistuar në 14 të tjera. Shifra mjaft të larta duke marrë parasysh që spanjolli luan në rolin e mesfushorit difensiv.

Ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm për “Qytetarët” në fitimin e titullit rekord të katërt radhazi në Angli. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola nuk humbi asnjë ndeshje në Premier Ligë me Rodri në fushë sezonin e kaluar. Shifrat janë më të vërtetë të frikshme, sa i përket golave dhe asisteve për sezonin 2023-2024, futbollisti është përfshirë në 17 gola.

Për Spanjën aktualisht kampione Europe, 28-vjeçari luajti 13 ndeshje këtë sezon, duke shënuar tre gola. Rodri, mposhti Vinisius në garën për “Topin e Artë”, duke “rrëmbyer” kështu këtë trofe të rëndësishëm.

 

rodri mesfushori spanjoll \"topi i artë\"

Lini një Përgjigje