
Mesfushori spanjoll i Manchester Cityt, Rodrigo Hernandez Cascante (28 vjeç) i njohur shkurt si Rodri fitoi ‘Topin e Artë’ për vitin 2024, trofeun më të rëndësishëm individual për futbollistët.
Ai la pas dy lojtarët e Real Madrid, Vinicius dhe Bellingham. Rodri është spanjolli i parë që e fiton këtë çmim pas vitit të largët 1960, që asokohe ngrihej nga Luis Suarez.
Një paraqitje pozitive për Rodri, me 10 gola të shënuar dhe duke asistuar në 14 të tjera. Shifra mjaft të larta duke marrë parasysh që spanjolli luan në rolin e mesfushorit difensiv. Shifrat janë më të vërtetë të frikshme, sa i përket golave dhe asisteve për sezonin 2023-2024, futbollisti është përfshirë në 17 gola.
Por si renditen fituesit e Topit të Artë që prej vitit 1956
Lionel Messi me tetë trofe të Topit të Artë kryeson listën e plotë të fituesve të këtij çmimi prej vitit 1956 kur ky trofe u dha për herë të parë. Vështirë se rekordi i "Pleshtit" do mund të kalohet.
Më poshtë lista e plotë e fituesve të "Topit të Artë":
Çmimet e plota në ceremoninë e ‘Topit të Artë’ 2024
Rodri – “Topi i Artë” për meshkuj
Aitana Bonmati – “Topit i Artë” për femra
Lamine Yamal – “Talenti i Vitit”
Harry Kane dhe Kylian Mbappe – trofeu “Gerd Muller” (dy sulmuesit më të mirë të vitit)
Emiliano Martinez – “Portieri i Vitit”
Carlo Ancelotti – “Trajneri i Vitit”
Emma Hayes – “Trajnerja e Vitit” për femra
Real Madrid – “Ekipi i Vitit” për meshkuj
Barcelona – “Ekipi i Vitit” për femra
Jennifer Hermoso – Çmimi “Socrates”
Lini një Përgjigje