
Pas dorëzimit të “Trofeut Kopa” dhe shpalljes së klubit më të mirë në futbollin e meshkujve dhe atë femrave, nderimeve në kujtim të legjendës gjermane, Franc Bekenbauer, si dhe çmimit për sulmuesin më të mirë “Gerd Myler” dhe çmimit “Lev Jashin” tashmë ka ardhur radha e një tjetër trofeu prestigjioz për t’u dorëzuar.
Bëhet fjalë për çmimin “Johan Krojf” për trajnerin më të mirë, ku mes kandidatëve ishin Çabi Alonso, Karlo Ançeloti, Luis de la Fuente, Lionel Skaloni, Pep Guardiola, Xhan Piero Gasperini, ku në përfundim trajneri më i mirë i sezonit u shpall Ançeloti.
Tekniku italian pati një sezon fantastik, ku udhëhoqi “Galaktikët” e tij në triumfin e 15 të Champions League, si dhe në fitimin e titullit kampion të La Liga.
Carlo Ancelotti from @realmadrid is the Men's Johan Cruyff Trophy winner!
— Ballon d'Or (@ballondor) October 28, 2024
Congrats @MrAncelotti! #ballondor pic.twitter.com/95ZBTRxvao
Lini një Përgjigje