TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Tetor 2024, 21:03

E di që nuk do të fitojë trofeun, Haland bojkoton “Topin e Artë” dhe udhëton drejt Suedisë për të ndjekur mesfushorin shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

E di që nuk do të fitojë trofeun, Haland bojkoton “Topin e

Reali i Madridit dhe gjithë protagonistët e këtij klubi nuk do të jenë mungesat e vetme të mëdha në ceremoninë e “Topit të Artë” sot. Një tjetër yll i futbollit Europian si Erling Haland, ka vendosur që të mos udhëtojë drejt Parisit për të qenë i pranishëm në ceremoni.

Lojtari është lënë pushim nga Mançester Siti, por në vend që të udhëtojë drejt Parisit, ai ka udhëtuar drejt Suedisë. Haland është shfaqur sot në stadiumin e Malmos, për të parë ndeshjen e kësaj skuadre ndaj Goteborgut të Arbnor Muçollit, i cili për fat të keq vazhdon të jetë larg fushave të lojës për shkak dëmtimi.

Vetë lojtari norvegjez ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet me fanelën e Malmo të veshur. “I dashuroj këto ngjyra”, shkruante ai, duke iu referuar faktit se fanela i ngjante shumë asaj të Mançester Sitit.

E di që nuk do të fitojë trofeun, Haland bojkoton “Topin e

erling haland sulmuesi norvegjez "topi i artë"

Lini një Përgjigje