TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Tetor 2024, 20:18

Ernest Muçi protagonist me Beshiktashin, sulmuesi shqiptar gjen rrugën e rrjetës ndaj Gallatasarajit (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Ernest Muçi protagonist me Beshiktashin, sulmuesi shqiptar gjen

Ernest Muçi protagonist. Sulmuesi shqiptar ka realizuar gol për Beshiktashin, në humbjen 2-1 ndaj Gallatasarajit. Në sfidën e sotme, lojtari nuk u aktivizua titullar. Trajneri preferoi Muçin në minutën e 68, në vend të Mario.

23-vjeçari në sezonin e kaluar me këtë skuadër luajti 13 ndeshje dhe “tundi rrjetën” 3 herë. Ai ka luajtur më parë për Tiranën dhe Legian e Varshavës.

Sulmuesi kuqezi ishte i grumbulluar me Shqipërinë për ndeshjet e kaluara, duke luajtur 4 minuta ndaj Çekisë, ndërsa qendroi në stol në sfidën në Gjeorgjisë.

 

ernest muçi sulmuesi shqiptar beshiktash

Lini një Përgjigje