
Kush voton për fituesit e Topit të Artë? Kjo pyetje po çmend tifozët në rrjetet sociale, veçanërisht ata të Realit të Madridit, pasi nga Parisi doli lajmi se “Topi i Artë” do t’i jepet Rodrit në vend të Vinisius Zhunior.
Në llogarinë e “Topit të Artë” në X, janë renditur metodat për përzgjedhjen e fituesve për të ofruar qartësi maksimale dhe për të garantuar transparencë:
“Topi i Artë” për meshkuj dhe femra: Zgjidhet nga një juri ndërkombëtare gazetarësh të specializuar me një përfaqësues nga çdo vend në mesin e 100 më të mirëve të renditjes së FIFA-s për meshkuj dhe midis 50 më të mirëve për femra.
Trofeu Kopa: Zgjidhet nga fituesit e “Topit të Artë”.
Trofeu Yashin: Zgjidhet nga një juri ndërkombëtare gazetarësh të specializuar me një përfaqësues nga secili vend në 100 vendet e para të renditjes së FIFA-s.
Trajneri më i mirë: Zgjidhet nga juria e gazetarëve që korrespondon me zgjedhjen e “Topit të Artë” për meshkuj (trajneri më i mirë) dhe femra (trajnerja më e mirë femër).
Klubi më i mirë: Vendoset nga juria e gazetarëve për zgjedhjen e “Topit të Artë” për meshkuj (skuadra më e mirë e meshkujve) dhe “Topi i Artë” për femra (skuadra më e mirë e femrave).

Lini një Përgjigje