TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Tetor 2024, 16:14

Kombëtarja e Shpresave ka arsye pse duhet të gëzojë, dy “diamante” japin ‘OK’ për të përfaqësuar Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti

Kombëtarja e Shpresave ka arsye pse duhet të gëzojë, dy

Shqipëria U-21 mbylli një dritare kualifikuesesh deri diku pozitive për arsye të talenteve që u promovuan në Kombëtaren A, rezultate surprizuese si ai ndaj Zvicrës dhe renditjen në grup duke parë kundërshtarë të fortë si Zvicra apo Rumania. Tani edicioni i ri kualifikues nis vitin tjetër, mirëpo “Shpresat” kanë pse të gëzojnë.

Trajnerit Alban Bushi do t’i vihen në dispozicion dy super talente të rinj dhe kështu alternativat në ekip do të shtohen e shpresat për rrugëtim më të mirë sigurisht. Bëhet fjalë për Justin Ferizaj dhe Kevin Zefi. Të dy futbollistët janë me origjinë nga vendi ynë, po si shumë të tjerë që janë rritur në emigrim dhe këta ishin të ftuar nga kombëtarja e Irlandës. Shansi ishte aty për të luajtur për vendin verior të Europës, por ndjenjat mbizotëruan e zgjedhja qe patriotike.

Kombëtarja e Shpresave ka arsye pse duhet të gëzojë, dy

Ferizaj është në pronësi të Frosinon-s dhe luan në kampionatin Primavera, pasi italianët e aktivizojnë tek U-20. 19 vjeçari ka përfaqësuar irlandezët në kombëtaret zinxhir dhe ka dalë si produkt i klubit të njohur Shamrok Rovers. Zefi po ashtu ka luajtur për Irlandën U-19 e ka dalë nga i njëjti klub. 19 vjeçari tani është pjesë e Romës dhe synon katapultimin te skuadra A në krahë të Dibalës e El Sharaui.

FSHF ka punuar fortë të bind lojtarët dhe skautët i kanë ndjekur në kampionatet respektive. Dy të rinjtë kanë dhënë parimisht dakordësinë dhe do të vihen në dispozicion të Bushit, në janar. Së shpejti, “yjet” që po lindin do të mund t’i shohim tek ekipi Kombëtar. Kjo ishte një punë e mirë e Federatës, e cila nuk lejojë që këto dy “diamante” të luajnë për një komb të huaj.

Kombëtarja e Shpresave ka arsye pse duhet të gëzojë, dy

justin ferizaj kevin zefi kombëtarja e shpresave

Lini një Përgjigje