
Ishte padyshim një fitore e madhe, që tregon edhe formën fantastike të këtij ekipi.
“Violët” e Fiorentinës kanë mundur me shifrat e thella 5-1, në “Artemio Franchi” Romën, në sfidën e vlefshme për javën e 9 të Serisë A.
Djemtë e Paladino dominuan që në fillim, me “fantazistët” e sulmit, Moise Kin dhe Lukas Beltran që shënuan në minutat 9 dhe 17, për avantazhin e dyfishtë, i cili u ngushtua në minutën e 39, nga Kuadio Kone, minutën e 39, por vetëm aq.
Pas golit të mesfushorit të “verdhekuqve” loja u dominua totalisht nga “violët”, të cilët arritën të gjenin edhe tre herë të tjera rrugën e rrjetës, fillimisht me italian Moise Kin, në minutën e 41, për të plotësuar dopietën personale, e më pas me anë të Edurdo Bove dhe një autogoli të Mets Humels.
Falë këtij rezultati, Fiorentina ngjitet në kuotën e 16 pikëve, po aq sa Atalanta, Lacio e Udineze, me vetëm 1 e 2 pikë, pas Juventusit e Interit, në vendet 2 e 3, ndërsa Roma thellon krizën, teksa mbetet në vendin e 11 të renditjes, me 10 pikë pas 9 javësh.
Lini një Përgjigje