TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Tetor 2024, 22:20

Beshiktashi kërkon të ndihmojë Ernest Muçin, hipotezë e re për të ardhmen e sulmuesit shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Beshiktashi kërkon të ndihmojë Ernest Muçin, hipotezë

Ernest Muçi mund të ndryshojë ambient në janar, për t’u larguar nga Beshiktashi të paktën përkohësisht, derisa të rigjejë formën e tij më të mirë. Ky është vendimi që supozohet se ka marrë klubi turk, për të ndihmuar veten dhe sulmuesin shqiptar, i cili nuk po kalon një moment të favorshëm.

Forma e Muçit ka rënë si pasojë e mosaktivizimit dhe në mediat turke, tani theksohet se Beshiktashi është i interesuar që ai të rigjejë nivelin më të mirë. Kjo, edhe për faktin se Beshiktashi tashmë kërkon të shesë futbollistin për të cilin shpenzoi 10 milionë euro në janarin e vitit 2024, por nuk ka marrë oferta konkrete për të.

Kësisoj, po mendohet huazimi i tij në janar në klube turke që janë të gatshme të përfitojnë nga cilësitë e lojtarit dhe që i garantojnë atij aktivizimin e vazhdueshëm për të gjetur formën më të mirë. Në këtë mënyrë edhe Muçi do të përfitonte, por edhe Beshiktashi që synon kësisoj të kthejë interesin e blerësve për sulmuesin kuqezi.

ernest muçi sulmuesi shqiptar beshiktash

Lini një Përgjigje