
Lacio bën detyrën në shtëpi ndaj Xhenoas. Ekipi i Baronit fitoi pastër 3-0, në Stadio “Olimpico”. Goli i Noslin vendosi pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë, për të parë golin e sigurisë u desh të prisnim minutën e 86.
Pedro “vulosi” fatin e 3 pikëve, sulmuesi “tundi rrjetën” pasi përfitoi nga një kthim topi i portierit. Vesino u tregua i saktë me një goditje me kokë, në kohën shtesë.
Lacio renditet në vendin e pestë me 16 pikë. Ndeshja e radhës është në transfertë, ndaj Komos.
Skuadra nga Xhenoa është në vendin e 18 dhe në sfidën tjetër do të sfidojë Fiorentinën në shtëpi. Në ndeshjen tjetër të luajtur këtë të dielë, Monza-Venezia përfundoi 2-2.
Lini një Përgjigje