TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Tetor 2024, 15:50

Ceremonia e “Topit të Artë”, favoriti për fitimin e trofeut mbërrin në Paris me paterica (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ceremonia e “Topit të Artë”, favoriti për fitimin e

Bojkoti i ceremonisë së ”Topit të Artë” nga delegacioni i plotë i Realit të Madridit, bën të qartë se nuk do të jetë Vinisius fituesi i trofeut më të lakmuar individual për futbollistë. Dhe paralelisht me të, as pjesëtarë të tjerë të madrilenëve nuk do i afrohen këtij trofeu, teksa duhet kujtuar se në garë janë Karvahal, Bellingam dhe ish-futbollisti Toni Kros.

Kësisoj, favoriti kryesor për të marrë trofeun mbetet vetëm një dhe ai ka mbërritur tashmë në Paris. Bëhet fjalë për mesfushorin e Spanjës dhe Mançester Sitit, Rodri, i cili ka qenë një lider i vërtetë i këtyre dy ekipeve në vitin e fundit duke spikatur me lojën e tij.

Futbollisti është dëmtuar në fillimin e këtij sezoni dhe do të jetë për shumë muaj jashtë, por ai ka qenë ndër të parët që ka mbërritur sot në Paris, për t’u bërë gati për ceremoninë ku mendohet se do të jetë ai që do të çojë lart trofeun.

Dhe ajo do të jetë një pamje e rrallë, pasi Rodri ka mbërritur në Paris duke ecur me paterica, për shkak të këmbës që ka në allçi pas ndërhyrjes kirurgjikale që ka kryer. Nëse konfirmohet emri i tij si fitues, ai pritet që po ashtu me paterica të ngjitet në skenë për të marrë trofeun.

rodri mesfushori spanjoll "topi i artë"

Lini një Përgjigje