TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Tetor 2024, 14:55

Humbja e thellë përballë Barcelonës, drejtuesit e Realit shigjetojnë njeriun e besuar të Carlo Ancelottit

Shkruar nga Pamfleti
Humbja e thellë përballë Barcelonës, drejtuesit e Realit
Pintus dhe Carlo Ancelotti

Humbja e thellë përballë Barcelonës nuk mund të kalonte pa zhurmë në Madrid.

Sipas shtypit spanjoll krerët e lartë të skuadrës kanë drejtuar gishtin nga përgatitësi atletik i ekipit, i cili është njëkohësisht edhe njeriu i besuar i Karlo Ançelotit.

Bëhet fjalë për Pintus, i cili shikohet si përgjegjësi kryesor për kolapsin fizik të skuadrës madrilene në pjesën e dytë përballë Barcelonës.

Mediat spanjolle kanë bërë me dije se ky sulm karshi Pintus nuk është rastësor pasi interpretohet edhe si një sulm ndaj Karlo Ançelotit, i cili ka humbur besimin e Florentino Perez.

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, nuk donte ta bënte dramë, humbjen ndaj Barcelonës, me shifrat e thella 4-0.

Sipas teknikut italian, skuadra e tij bëri një ndeshje të mirë deri në minutën e 60-të, ndërsa theksoi se iu mungoi saktësia para portës.

Ancelotti deklaroi se herën e fundit që Real Madrid u mposht me të njëjtin rezultat nga Barcelona, ata ia dolën të fitojnë titullin në La Liga dhe trofeun e Champions League.

“Mendoj se ishte një lojë e barabartë, ku ne kishim rastet tona. Luajtëm një pjesë të parë intensive, ku mund të kishim shënuar. Na mungoi saktësia, sepse mund të kishim kaluar në epërsi. Ata shënuan dy gola dhe kjo ishte si një goditje e madhe. Më pëlqeu skuadra në pjesën e parë. Nuk duhet të hedhim gjithçka poshtë. Kemi luajtur mirë për 60 minuta dhe duhet të harrojmë 30 minutat e fundit. Është një moment i vështirë, ashtu siç është gjithnjë kur humb dhe aq më shumë kur humbja vjen pas 42 ndeshjesh. Herën e fundit që humbëm 4-0 me Barcelonën fituam titullin dhe Champions-in”, deklaroi italiani.

Lini një Përgjigje