TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Tetor 2024, 17:42

UEFA dorëzon sot “Topin e Artë”, nis publikimi i emrave dhe kush janë 2 të fundit në listën e 30 lojtarëve

Shkruar nga Pamfleti

UEFA dorëzon sot “Topin e Artë”, nis publikimi i emrave

“France Football” dorëzon sot trofeun e “Topit të Artë”, për herë të parë në bashkëpunim me UEFA-n, në ceremoninë që zhvillohet si zakonisht në Paris.

Pas lajmit që Reali i Madridit ka bojkotuar ceremoninë e sotme, pasi ka mësuar se Vinisius dhe Karvahal nuk do të jenë fituesit, pritet që emri i Rodrit të jetë ai që do të dalë nga zarfi i fituesit.

Organizatorët kanë filluar që të publikojnë që në orën 17:00 emrat e renditjes së 30 lojtarëve, duke filluar nga ata që kanë marrë më pak pikë, si në vijim:

Renditja

24- Uilliam Saliba

25- Kol Palmer

26- Deklan Rajs

27 – Vitinja

28 – Alehandro Grimaldo

29 – Artem Dovbik

30-Mats Humels

UEFA dorëzon sot “Topin e Artë”, nis publikimi i emrave

uefa "topi i artë"

Lini një Përgjigje