TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Tetor 2024, 16:58

Vinisius nuk fiton “Topin e Artë”, Reali akuzon ashpër UEFA-n: Nuk na respektoni!

Shkruar nga Pamfleti

Vinisius nuk fiton “Topin e Artë”, Reali akuzon ashpër

Mbrëmjen e sotme duke nisur nga ora 20:00 do të startojë ceremonia e “Topit të Artë”. Pikërisht në këtë ceremoni që do të zhvillohet në Paris, klubi i Realit të Madridit nuk do të marrë pjesë.

Presidenti Florentino Perez ka marrë këtë vendim, pasi ka kuptuar që Vinisius Zhunior nuk do të jetë fitues i këtij çmimi. Madje, “Los Blancos” kanë bërë dhe një reagim në mediat spanjolle mbi këtë çeshtje.

Nëse kriteret për çmimin nuk shpallin fitues Vinisius, të njëjtat kritere duhet të shpallin fitues Karvahal. Meqë nuk është kështu, është e qartë që “Topi i Artë” dhe UEFA nuk respektojnë Realin e Madridit. Dhe Reali i Madridit nuk shkon ku nuk e respektojnë”, thotë klubi spanjoll.

reali i madridit uefa "topi i artë"

Lini një Përgjigje