TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Tetor 2024, 20:39

Mbrojtësi shqiptar bën “bomberin” në Letoni, gjen golin e katërt sezonal dhe i dhuron skuadrës 3 pikë me ‘aromë’ titulli

Shkruar nga Pamfleti

Mbrojtësi shqiptar bën “bomberin” në Letoni, gjen

Mbrojtësi shqiptar, Herdi Prenga, po gëzon një formë të shkëlqyer në radhët e skuadrës së RFS në elitën e futbollit letonez. 

30-vjeçari këtë edicion ka arritur të shënojë plot 4 gola në kampionat, duke u konfirmuar si një lider në mbrojtjen e skuadrës në të cilën aktivizohet prej dy sezonesh. 

Prenga mbrëmjen e sotme realizoi një gol me mjaft peshë në triumfin 1-2, që skuadra e tij regjistroi në transfertë ndaj Metta. Shqiptari dyfishoi shifrat në minutën e 68, pas një gjuajtje të bukur me kokë brenda zonës. 

Skuadra e RFS kryeson kampionatin me 87 pikë në 34 javë, teksa titulli kampion duket një formalitet 2 ndeshje nga fundit i kampionatit, me një diferencë +6 nga ndjekësit e Rigës. 

herdi prenga mbrojtësi shqiptar

Lini një Përgjigje