TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Tetor 2024, 22:46

Napoli tregon “fuqinë” ndaj Milanit, djemtë e Contes mposhtin “kuqezinjtë” në San Siro

Shkruar nga Pamfleti

Napoli tregon “fuqinë” ndaj Milanit, djemtë e Contes

Napoli duket se po projekton veten për të qenë pretendenti më serioz për të triumfuar në Serie A. Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte fitoi 0-2 ndaj Milanit, në ndeshjen e luajtur në San Siro.

Golat e Lukakut dhe Kvaras vendosën ndeshjen në shinat e duhura, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë, kuqezinjtë u përpoqën që të kundërpërgjigjen. Gjithsesu goli i Moratas u konsiderua Offside.

Napoli kryeson me 25 pikë. Milan renditet në vendin e tetë. Kjo humbje do t’i rëndojë sërish pozitat e Paulo Fonseca, i cili jo pak herë është paralajmëruar për shkarkim.

 

Lini një Përgjigje