
Përfundon ndeshja e javës 11 të Abissnet Superiore. Partizani rikthehet te fitorja pas dy barazimeve radhazi. Të kuqtë kanë mposhtur me rezultatin e pastër 0-2 Skënderbeun në Korçë dhe ka marrë kryesimin.
Golin e vetëm të këtij takimi për skuadrën e drejtuar nga Veselinoviç u realizua në minutën e 15. Keko nga e majta hyri në zonë, pasimi i tij u devijua nga Vaskez dhe u kthye në asist për Bintsuka, i cili nuk gaboi dhe gjeti rrugën e rrjetës.
Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej me fitoren minimale të të kuqve, kryeqytetasit realizuan edhe golin e qetësisë në minutën e 90+5. Aksion i rrufeshëm i Carës në të majtën, pasimi i tij në qendër gjeti Bintsukanm i cili dërgoi topin në rrjetë.
Me këtë fitore, Partizani mban vendin e parë me 20 pikë, ndërsa Skënderbeu renditet në vendin e 8 me 11 pikë.
Në ndeshjet e tjera të luajtura ditën e sotme, Tirana u mposht nga Vllaznia me rezultatin 3-4, ndërsa Laçi mposhti 2-0 Egantian.
Java e 11 do të ulë nesër siparin me dy ndeshjet e fundit të cilat janë; Dinamo-Bylis dhe Teuta-Elbasani. Të dyja këto takime do të luhen në orën 17:00.
Lini një Përgjigje