TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Tetor 2024, 19:22

“Ngushëllimet më të sinqerta për Alban Bushin”, Duka për ndarjen nga jeta të prindërve të teknikut të U-21: Pranë jush në këto momente të vështira

Shkruar nga Pamfleti

“Ngushëllimet më të sinqerta për Alban Bushin”,

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i ka shprehur ngushëllime trajnerit të kombëtares U-21, Alban Bushi, për humbjen e jetës së prindërve të tij në një aksident tragjik në Greqi.

Në një postim në rrjetet sociale, Duka shkruan se qëndron pranë Bushit, në këto momente të vështira.

Sapo mësova lajmin e dhimbshëm për ndarjen tragjike dhe të parakohshme nga jeta të dy prindërve të jashtëzakonshëm, njerëzve të mirë, Ali dhe Bukurije Bushi, në një aksident në Greqi.

Në këtë moment të vështirë, mendimet e mia shkojnë tek Albani dhe të gjithë anëtarët e tjerë të familjes, që përveç trishtimit për këtë humbje të madhe, do të përballen edhe me mungesën e pamatë të dashurisë prindërore. Në emrin tim personal dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit, ku Albani ka kaluar shumë vite si pjesë e kësaj familjeje të madhe, shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Qoftë kujtimi i tyre i paharruar!” – shkruan ai.

armand duka presidenti i fshf alban bushi

Lini një Përgjigje