
Gjendja shëndetësore e Majkëll Shumaker që kur pësoi një aksident të rëndë në ski në vitin 2013, ka mbetur private, me familjen e tij që mban të fshehta informacionet për trajtimin dhe përparimin e tij.
Informacione të pakta dhe të kufizuara kanë rrjedhur ndër vite dhe raportet e fundit pohojnë se 7 herë kampioni i Formula 1 vazhdon të marrë kujdes në shtëpinë e tij në Zvicër nën mbikëqyrjen e mjekëve specialistë dhe fizioterapistëve.
Megjithatë, nuk ka detaje për gjendjen e tij specifike shëndetësore, pasi familja ka kërkuar nga mediat dhe publiku që të respektojnë privatësinë e tyre. Fakti është se Shumaker është gjallë dhe shitjet e gjithçkaje që lidhet me të vazhdojnë...
Më pas është F1 248, me të cilën legjenda gjermane garoi në Formula 1 në sezonin 2006, e cila del në ankand.

Nga 14 nëntori e tutje, megjithatë, kushdo qoftë i pasur në mbarë planetin që dëshiron të zotërojë një pjesë të historisë në 'martesën' legjendare midis skuderisë Ferrari dhe Majkëll Shumakerit do të jetë në gjendje ta bëjë këtë.
Arsyeja qendron në faktin se F1 248, makina e skuadrës italiane nga sezoni 2006 në Formula 1, po shitet në ankand përmes RM Sotheby's.
Ky numër i veçantë i shasisë është 254 dhe lidhet me faktin se Shumaker arriti pesë fitore atë sezon në përpjekjen e tij, siç doli e pasuksesshme, për të fituar titullin e tij të tetë botëror.
Me F1 248, në fakt, legjenda gjermane tejkaloi rekordin e Airton Senës në ‘pole position’, pak muaj para se të njoftonte në Monza se do të tërhiqej në fund të vitit.
Ferrari i vitit 2006, pra, ishte makina e parë V8 (2.4 litra) e skuderisë që nga viti 1964, me një fuqi maksimale prej 800 kuaj fuqi.

Pronari aktual bleu F1 248 nga vetë ekipi italian në dhjetor të vitit 2007, madje mori çertifikimin e Ferrari Classiche Libri i Kuq më 2008.
RM Sotheby's ende nuk ka thënë se sa pret të marrë, megjithëse ka ende kohë deri më 14 nëntor kur fillon ankandi.
Lini një Përgjigje