TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Tetor 2024, 21:18

La fushën e lojës pas 8 minutash lojë, mesfushori i kombëtares mbyll vitin: Shpresoj t’ju shoh vitin e ri edhe më të fortë

Shkruar nga Pamfleti

La fushën e lojës pas 8 minutash lojë, mesfushori i

Dëmtimi i Adrion Pajazitit është serioz. Mesfushori i Kombëtares shqiptare u dëmtua në ndeshjen e 27 tetorit, kur ekipi i tij Gorica po luante në kampionatin kroat kundër Istra 1961.

Pajaziti u dëmtua në minutën e 8, teksa u detyrua të linte fushën. Pikërisht ky dëmtim e ka lënë talentin shqiptar jashtë fushave të paktën deri në fund të vitit 2024. Është vetë lojtari që njofton mbi gjendjen e tij me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Fatkeqësisht, kam marrë një dëmtim të kofshës që do të më mbajë jashtë për muajt e ardhshëm. Dashtë Zoti, shpresoj t’ju shoh të gjithëve në vitin e ri edhe më të fortë”, shkruan Pajaziti në Instagram.

Kujtojmë që 21-vjeçari ishte pjesë e listës së Silvinjos në ndeshjet e tetorit të Ligës së Kombeve. Megjithatë, ky dëmtim do ta penalizojë atë si me Kombëtaren, por edhe me ekipin e Goricës në kampionatin kroat.

La fushën e lojës pas 8 minutash lojë, mesfushori i

adrion pajaziti mesfushori i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje