TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Tetor 2024, 20:56

Praga “vishet” kuqezi, Qazim Laçi asiston dhe shqiptari tjetër tund rrjetën (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Praga “vishet” kuqezi, Qazim Laçi asiston dhe shqiptari

Ermal Krasniqi dhe Qazim Laçi janë shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tyre Sparta e Pragës po luan në shtëpi përballë Brno. Ndeshja e vlefshme për Kupën e Çekisë ka mbyllur 45 minutat e para me rezultatin 1-0.

Ishin pikërisht dy shqiptarët të cilët bashkëpunuan për të kaluar ekipin e tyre në avantazh. Në minutën e 40 të sfidës, Qazim Laçi asistoi për Ermal Krasniqin, me këtë të fundit që dërgoi topin në rrjetë.

Kujtojmë që për sulmuesin e Kosovës ky është goli i katërt sezonal, teksa ka dhuruar dhe 2 asistë. Por ky është një sinjal i mirë dhe nga Laçi, i cili duket në formë para sfidave të nëntorit të Kombëtares shqiptare.

ermal krasniqi qazim laçi sparta e pragës kupa e çekisë

Lini një Përgjigje