
Liverpuli triumfoi mbrëmjen e sotme ndaj Brajtonit me rezultatin 2-3 në duelin e vlefshëm për raundin e 1/8-ve të EFL CUP. Interesant është fakti se të 5 golat u shënuan në pjesën e dytë.
Dopieta e Gakpo në minutat 46 dhe 63 si dhe goli i Luis Diaz në minutën e 85, i dhuruan kualifikimin skuadrës së Slot, ndërkohë që në radhët e Brajtonit realizuan Adingra dhe Lamptei.
Vlen të theksohet se titullar në radhët e Bajtonit u aktivizua edhe futbollisti me origjinë shqiptare, Brajan Gruda, i cili momentalisht ka zgjedhur të përfaqësojë Gjermaninë.
Gruda nuk mundi të linte gjurmë në këtë duel, duke u zëvendësuar në minutën e 75, për t’i lënë vendin Mitomës.
Lini një Përgjigje