
Ashtu siç pritej, Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka njoftuar se të gjitha ndeshjet e planifikuara për këtë fundjavë në zonën e Valencias, përfshirë ndeshjen e Realit të Madridit në La Liga kundër Valencias, janë shtyrë.
Komuniteti i Valencias është prekur rëndë nga stuhia “DANA” që ka shkaktuar viktima dhe dëme të shumta materiale për shkak të përmbytjeve në rajon.
Nisur nga situata, Valencia kishte kërkuar nga La Liga shtyrjen e përballjes kundër Realit të Madridit, me ligën që nga ana e tij ia përcjell kërkesën RFEF.
Federata Spanjolle ka konfirmuar se ndeshja, së bashku me disa të tjera që ishin planifikuar të luheshin në rajon këtë fundjavë, nuk do të zhvillohen.
Ndeshjet që janë shtyrë janë Vijarreal vs Rajo Vajekano, Valencia vs Real Madrid, CD Castejon vs RC Ferrol, CD Eldense vs SD Hueska dhe Levante vs Malaga CF.
Lini një Përgjigje