TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Tetor 2024, 17:24

Reali kërkon “Topin e Artë”, madrilenët bëjnë veprimin e papritur për Rodrin

Shkruar nga Pamfleti

Reali kërkon “Topin e Artë”, madrilenët

Rodri është lojtari i radhës që është ngritur në piedestal, pasi arriti të fitonte “Topin e Artë”, duke lënë pas kundërshtarin e tij, Vinisius. Shumë polemika pati për ceremoninë e këtij viti, me Realin e Madridit që bojkotoi, duke mos marrë pjesë në natën e ndarjeve të çmimeve.

Por tashmë duket se madrilenëve iu ka dalë inati me Rodrin dhe kanë menduar për transferimin e radhës. “Los Blancos” sipas “AS” po mendojnë një plan për transferimin e Rodrit nga Premier League në La Liga.

Drejtuesit e Realit mendojnë se spanjolli është i duhuri për të veshur fanelën e tyre dhe pas largimit të Toni Kros do të ishte ideali për ta zëvendësuar gjermanin në mesin e fushës. Kujtojmë se aktualisht Rodri është i dëmtuar dhe ka humbur thuajse këtë sezon, teksa rikthimi i tij pritet vetëm nga fundi i muajit maj. Gjithsesi deri ateherë mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të, i cili ka kontratë të vlefshme me Mançester Sitin deri në qershor të vitit 2027.

real madrid rodri mesfushori spanjoll

Lini një Përgjigje