TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Tetor 2024, 19:23

Amorim në stolin e Mançester Junajtid, zbulohet data kur portugezi do të “pushtohet” nga ‘Djalli’

Shkruar nga Pamfleti

Amorim në stolin e Mançester Junajtid, zbulohet data kur portugezi

Mançester Junajtid nuk ka vonuar shumë për të gjetur trajnerin e ri pas largimit të Erik Ten Hag. Në stolin e “Djajve” do të ulet Ruben Amorim, i cili aktualisht është në krye të Sportingut të Lisboës.

Palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe anglezët do të paguajnë klauzolën e largimit prej 10 milionë eurosh te Sportingu i Lisbonës .Zyrtarizimi i tij në krye të Juanjtid është çështje ditësh, teksa trajneri aktual i “Djajve” Rud van Nistelroi ka zbuluar se kur Amorim do të marrë zyrtarisht detyrën.

Portugezi do të marrë drejtimin e Junajtid më 10 nëntor, kur nisin edhe pushimet për shkak të sfidave të kombëtareve. Kështu deri në atë datë, anglezët do të drejtohen nga Rud van Nistelroi në sfidat kundër Çelsit, PAOK-ut dhe Leisterit.

ruben amorim tekniku portugez mançester junajtid

Lini një Përgjigje