TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Nëntor 2024, 16:39

Rrezikon të mbetet pa ekip, por nuk do të largohet nga La Liga, mbrojtësi kuqezi merr ofertën interesante nga skuadra spanjolle

Shkruar nga Pamfleti

Rrezikon të mbetet pa ekip, por nuk do të largohet nga La Liga,

Ivan Balliu mund të largohet nga Rajo Vajekano. Megjithatë, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare do të vazhdojë të qendrojë në La Ligën spanjolle.

Valencia është në kërkim të një mbrojtësi të majtë pas dëmtimit të Tieri. Klubi i Valencias shohin te Balliu të duhurin për atë pozicion, teksa problem mund të bëhet vetëm Vajekano.

Sipas mediave spanjolle, këta të fundit po mendojnë që t’i ofrojnë rinovimin Balliut, kontrata e të cilit përfundon në verën e vitit 2025, ku mund të mbetet dhe pa ekip, pra si lojtar i lirë.

32-vjeçari vlerësohet shumë si nga Vajekano dhe Valencia, teksa “fjala” e tij do të jetë vendimtare. Pritet të shihet nëse Balliu do të largohet nga Vajekano, apo do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit ku luan që nga viti 2021.

ivan balliu mbrojtësi i kombëtares shqiptare valencia

Lini një Përgjigje