
Myrto Uzuni po bën mirë me Granadën në Spanjë. Kështu ka tërhequr sërish vëmendjen e gazetarëve në Hungari, pasi kujtojmë se para transferimit te Granada ishte pjesë e Ferencvarosh.
Në një intervistë për mediat hungareze, Myrto Uzuni lë të hapur mundësinë e rikthimit te Ferencvarosh. Po ashtu vë në dukje rekordin e 44 golave të Jusef El Arabi, që mund të thyejë te Granada, ndërsa aktualisht është në kuotën e 40 golave.
“Ndihem shumë mirë te Granada. Qyteti, tifozët dhe skuadra janë të mrekullueshme. Fatmirësisht, po shkon mirë, kam shënuar 40 gola deri tani, jam 4 gola larg për t’u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit. Jam afër që të përmendem në legjendat e klubit”, u shpreh Uzuni fillimisht.
Ferencvarosh- “Sigurisht që më mungon. Kanë kaluar 3 vite qëkur u largova, por gjatë kësaj kohe e kam ndjekur skuadrën sa kam pasur mundësi, kam parë dhe ndeshje. Më mungon stadiumi, tifozët dhe çdo gjë që e rrethon Ferenvarosh. Do të ketë gjithmonë një vend në zemrën time. Kurrë nuk do t’i harrojë momentet kur tifozët këndonin me emrin tim pas ndeshjeve me Ujpestin, Dinamon e Zagrebit apo Molde. Janë kujtime të paharrueshme.
Mund ta deklaroj që do rikthehem. Kur erdha nga Budapesti para 3 viteve, ajo “mirupafshim” nuk ishte përgjithmonë. Mbaj kontakte me presidentët Tamas Hajnal dhe Gabor Kubatov. Dhe ato më shkruajnë rregullisht dhe unë i uroj gjithmonë kur arrijnë rezultate të mira dhe suksese. Jam i sigurt që një ditë do të rikthehem te Ferencvarosh, nuk ka dyshime”, tha ndër të tjera Uzuni.
Lini një Përgjigje