
Nëse ka aktualisht një sulmues që po spikat në futbollin italian, ai është padyshim 21 vjeçari shqiptar i Çesenës, Kristjan Shpendi.
Në fakt ka kaluar kohë, që kur sulmuesit shqiptarë ishin protagonistë në vendin fqinj, me Igli Taren dhe Erion Bogdonin që realizonin gola dhe spikasnin në kampionatin më të dashur për shqiptarët, sportdashësit shqiptarë, të cilët sot krenohen me mbrojtësit Ismajli dhe Gjimshiti, apo mesfushorët Asllani dhe Ramadani, që janë protagonistë thuajse çdo fundjavë në Serinë A.
Po sulmuesit? Aktualisht sulmuesi i ri e shumë i talentuar Kristjan Shpendi po kalon një formë shumë të mirë me ekipin e tij Çezenën në Serinë B. 6 gola në 11 ndeshje, janë statistika të një sulmuesi bomber.

Site i njohur italian “Tuttomercatoweb” e ka përzgjedhur në 20 lojtarët që kanë bërë më mirë deri tani. Dhe me vlerësimin e dhënë, Shpendi renditet në vendin e gjashtë. Ndërkohë pas paraqitjeve dhe golave të tij konsiderohet si sulmuesi i tretë që ka bërë më mirë në 11 javë kampionat.
Kështu Shpendi vazhdon në Itali formën e sezonit të kaluar, ku me Çezenën ishte pjesë e Serisë C. Kujtojmë se sulmuesi shënonte 20 gola në kampionat duke kontribuar drejtpërdrejt në ngjitjen e Çezenës në Serinë B. E nëse forma e tij pozitive do të vijojë gjatë këtij sezoni, nuk do të ishte aspak çudi që shumë shpejtë pse jo ta shohim të mbajë të veshur edhe fanelën e ekipit kombëtar, me Silvinjon që e ka në vëmendje talentin e skuadrës së Çezenës.
Ndërkohë pas paraqitjeve dhe golave të tij konsiderohet si sulmuesi i tretë që ka bërë më mirë në 11 javë kampionat.
Kështu Shpendi vazhdon në Itali formën e sezonit të kaluar ku me Çezenën ishte pjesë e Seria C. Kujtojmë se sulmuesi shënonte 20 gola në kampionat duke kontribuar drejtpërdrejt në ngjitjen e Çezenës.

Lini një Përgjigje