TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Prill 2024, 15:55

Një nga drejtorët sportivë kryesorë në vitet e fundit në Serinë A, Igli Tare në bisedime me dy gjigandët anglezë

Shkruar nga Pamfleti

Një nga drejtorët sportivë kryesorë në vitet e fundit

Pas largimit nga Lacio, Igli Tare po vijon me një periudhë pushimi në karrierën e tij.

Një nga drejtorët sportivë kryesorë në vitet e fundit në Serinë A, është në bisedime me dy klube angleze, për një rikthim në ligën më të fortë në botë.

“Panorama Sport” bën me dije se Tare për momentin është duke biseduar me pronarët e Totenhemit dhe Çelsit.

Totenhemi afroi pak kohë më parë Johan Lanxh për të zëvendësuar Fabio Paraticin që u pezullua për dy vite e gjysmë nga FIFA.

Pavarësisht këtyre, dëshira e Igli Tares është që të qendrojë në Itali, por në mungesë të një piste konkrete, alternativa mund të jetë edhe Premier Liga.

igli tare totenhem çelsi

Lini një Përgjigje