
Pep Guardiola është një nga njerëzit e paktë në botë që mund të mburret se mban në dorë një orë Richard Mille 27-01. Kjo orë është projektuar posaçërisht për nder të tenisitit Rafael Nadal, dhe vetëm 50 kopje u prodhuan dhe u shpërndanë personave specialë në mbarë botën. Një ndër ta ishte dhe Pep Guardiola.
Ora vlen plot 1.3 milionë euro dhe peshon vetëm 18.83 gram. Është ora mekanike më e lehtë në botë dhe Guardiola e mbajti në ndeshjen me Realin e Madridit në “Santiago Bernabeu” dhe ia tregoi botës.

Kur doli për herë të parë në shitje kapte vlerën e 800 mijë eurove, por me kalimin e kohës vlera e saj pothuajse është dyfishuar.
Lini një Përgjigje