
Erling Haland u kryqëzua pas ndeshjes mes Realit të Madridit dhe Mançester Sitit, e cila u mbyll në barazim 3-3. Sulmuesi norvegjez u la totalisht në hije nga Rudiger që nuk i dha asnjë mundësi për gjatë gjithë 90 minutave.
Rrjeti shpërtheu kundër tij me komente të tipit, “E futi Rudiger në xhep” apo “Duket si amator”. Kritikave iu dhanë zë edhe dy legjenda të futbollit, ish-sulmuesi i “Los Blancos”, Rafael Van der Vart dhe ish-kapiteni i Mançester Junajtid, Roi Kin.
“Erling Haland ishte shumë keq. Nëse nuk shënon, është i pavlefshëm. Më duket si një lojtar mesatar kur ka topin në këmbë”, tha holandezi.
Kritikat e ish-sulmuesit i shoqëroi edhe legjenda e Mançester Junajtid, Roi Kin, i cili u shpreh se përgjithësisht Haland duket si futbollist i Kategorisë së Dytë Angleze.
“Niveli i lojës së tij në përgjithësi është shumë i varfër, jo vetëm sot. Sa i përket cilësisë para porte ai është më i miri në botë. Një lojtar i tillë duhet të përmirësojë ndjeshëm lojën e tij”, tha Kin në “Sky Sports”.
Lini një Përgjigje