TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Prill 2024, 17:30

Vendasit mund të ishin ndëshkuar nga një penallti dhe karton i kuq, episodi që nuk u pa në ndeshjen Arsenal-Bajern (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Vendasit mund të ishin ndëshkuar nga një penallti dhe karton i

Në minutën e fundit të takimit mes Arsenalit dhe Bajernit të Mynihut pati një rast të diskutueshëm, me Nojer që ndërhyri ndaj Saka në zonë, por nuk u dha penallti, me shpjegimin që më shumë ishte sulmuesi i Arsenalit që preku këmbën e portierit gjerman.

Por gjatë ndeshjes ishte një tjetër episod që mund të kishte ndryshuar komplet rrjedhën e takimit në favor të Bajernit. Portieri i Arsenalit nisi topin e parë, por lojtari vendas e mori me dorë dhe e rinisi sërish. Siç duket arbitri nuk e pa këtë episod, pasi do të kishte penallti dhe karton të kuq…


Nëse Bajerni i Mynihut do ta reklamonte këtë, tifozët e Arsenalit do të qanin në të gjithë rrjetet sociale, pasi ishte penallti dhe karton të kuq…” – shkruajnë tifozët bavarezë.

Drejtori i Bajernit, Maks Eberl, pohoi: “Arbitri i bie bilbilit, portieri ia kaloi topin mbrojtësit, i cili e mori me dorë, kjo është një penallti. Arbitri tha që nuk mund të jepte një penallti të tillë në çerekfinale. Më falni. Nuk është faji im, nuk është faji ynë”.

arsenali bajerni i mynihut champions league

Lini një Përgjigje