TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Prill 2024, 22:35

Ivan Balliu titullar i padiskutueshëm i Vajekanos, rekord i ri me skuadrën në elitën e futbollit spanjoll

Shkruar nga Pamfleti

Ivan Balliu titullar i padiskutueshëm i Vajekanos, rekord i ri me

Rajo Vajekano është një ndër ekipet e La Ligës ku aktualisht luan mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Ivan Balliu.

Skuadra spanjolle ka vendosur një rekord sa i përket klubit të tyre. Në këtë sezon, Vajekano ka arritur ta mbajë për 11 ndeshje portën e paprekur, një numër i cili nuk është kapur ndonjëherë më parë. Padyshim për këtë meritë ka edhe Balliu, i cili është një nga titullarët e padiskutueshëm në ekip.

32-vjeçari këtë vit ka luajtur 27 ndeshje në kampionat, ndërsa Vajekano renditet në vendin e 16, duke grumbulluar 30 pikë deri tani, konkretisht 6 fitore, 12 barazime dhe 12 humbje në total.

ivan balliu mbrojtësi i kombëtares shqiptare rajo vajekano

Lini një Përgjigje