TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Prill 2024, 21:50

Spektakël në pjesët e para të supersfidave në Champions League/ Reali dhe Bajerni përmbysin dy gjigandët anglezë

Shkruar nga Pamfleti

Spektakël në pjesët e para të supersfidave në Champions

Përfundojnë pjesët e para të dy supesfidave të raundit të parë të çerekfinaleve në Champions League. Në “Santiago Bernabeu”, Reali i Madridit ka përmbysur shifrat përballë Mançester Sitit, duke triumfuar me rezultatin 2-1. Anglezëve i mjaftuan vetëm 2 minuta për të realizuar golin e epërsisë.

Bernardo Silva ekzekutoi shpejt një goditje dënimi dhe gjen të papërgatitur Lunin.

Në minutën e 12, madrilenët barazuan shifrat. Gjuajtja e parë në portë dhe barazimi i vendasve, me Kamavingën i cili dërgoi topin në rrjetë falë një devijimi të Ruben Dias.

2 minuta më vonë, “Los Blancos” përmbysën shifrat.Kundërsulm perfekt i Rodrigo i cili kalon topin mes futbollistëve kundërshtarë dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Në ndeshjen tjetër, Bajerni i Mynihut ka mposhtur Arsenalin me shifrat 1-2. “Topçinjtë’ ishin të parët që kaluan në avantazh në minutën e 12. Saka depërtoi nga krahu i djathtë i zonës duke lëshuar një diagonale të pakapshme për Nojer.

Në minutën e 18, bavarezët barazuan shifrat. Skuadra e drejtuar nga Tomas Tuhel rikuperoi një top në mesfushë, Gorecka pasoi për Gnabrin në zonë me këtë të fundit që dërgoi topin në rrjetë.

Në minutën e 31, Bajerni përmbysi shifrat. Kejn ekzekutoi në mënyrë perfekte një penallti të fituar nga Sane, duke e çuar topin në rrjetë.

 

arsenali bajerni i mynihut reali i madridit mançester siti champions league

Lini një Përgjigje