TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Prill 2024, 22:13

Ish i dashuri vret futbollisten në Argjentinë, fqinji zbulon të gjithë skenën tragjike

Shkruar nga Pamfleti

Ish i dashuri vret futbollisten në Argjentinë, fqinji zbulon të

Futbolli argjentinas i femrave është në gjendje shoku, pasi futbollistja 30-vjeçare Florencia Guinazu u gjet e vrarë dhe më pas u zbulua se krimi u krye nga ish i dashuri që më pas i kishte dhënë fund jetës.

Florencia Guinazu, futbollistja e Klub Atletiko Argentino (nivel rajonal), u vra në shtëpinë e saj të shtunën më 6 prill, sipas informacioneve të raportuara nga mediat lokale. Viktima ka vdekur nga asfiksia. Ajo ishte nënë e një djali 7-vjeçar dhe një vajze 5-vjeçare.

Pasi kreu veprën tragjike, ish i dashuri i Florencia Guinazu la një shënim të ngjitur në derë ku shpjegonte krimin.

"Thërrisni policinë, fëmijët janë vetëm”, ka shkruar vrasësi në derën e shtëpisë përpara se të vriste veten. Një mesazh i zbuluar nga një fqinj, i cili ngriti alarmin dhe më pas u zbulua e gjithë skena tragjike.

florencia guinazu futbollistja argjentinase

Lini një Përgjigje