TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Prill 2024, 15:43

Gazetari zbulon planet e Silvinjos: Broja dhe Asani dilemat e mëdha të trajnerit për Kampionatin Europian

Shkruar nga Pamfleti

Gazetari zbulon planet e Silvinjos: Broja dhe Asani dilemat e mëdha të

Gazetari Erjon Halili ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Breaking” me gazetaren Dafina Hysa në “Top News”, ku ka folur lidhur me përgatitjet e kombëtares shqiptare para nisjes së “EURO 2024” në Gjermani.

Halili u shpreh se ndër dilemat që ka Silvinjo për skuadrën, është se kë do të grumbullojë në repartin e sulmit, mes Brojës, Cikalleshit, Manajt dhe Dakut, pasi ka vend vetëm për dy prej tyre.

Dilemat e Silvinjos janë në fazën e sulmit, aty ku janë disa futbolishtë që luajnë shumë mirë. Përveç Cikalleshit dhe Dakut që kanë qenë protagonistë në fazën e eleminatorëve, po bëjnë mirë edhe Broja e Manaj të cilëve u dha mundësinë të luajnë në miqësoret me Kilin dhe Suedinë. Janë 4 sulmues për dy vende, gjithmonë nëse do shkohet me 23 futbollistë dhe jo 26. Kjo është dilemma më e madhe e trajnerit. Por, edhe nëse i merr me vete, Silvinjo luan vetëm me një sulmues pykë”– tha gazetari.

Sa i takon mungesës së aktivizimit të Jasir Asanit dhe Armando Brojës në kampionatet ku luajnë, Halili tha se shkak për këtë janë bërë përplasjet që ata kanë patur me trajnerët dhe tashmë gjithçka duket se po i kthehet sërish normalitetit.

Jasir Asani ka pasur disa probleme në kampionatin koreano-jugor, ka pasur përplasje me drejtuesit që nuk e lejuan transferimin e tij në Europë në muajin janar. Kjo i kushtoi 5 ndeshje në tribunë, nuk u grumbullua. Por rezultatet e skuadrës ishin në favor të Asanit dhe jo klubit.

Një situatë të ngjashme pati edhe Armando Broja te Fullhemi, ku shkoi për të luajtur më shumë. Por nuk ndodhi një gjë e tillë, përkundrazi. Ai pati edhe një përplasje me trajnerin, duke shkaktuar lënien e tij në tribunë për 3 ndeshje. Por edhe aty akujt u shkrinë, u rikthye normaliteti, në sfidën e fundjavës ai hyri në ndeshje, në minutën e 83, ishte në formë të mirë fizike dhe trajneri tha në fund se do ketë edhe ai shanset e veta”- shtoi gazetari.

armando broja jasir asani

Lini një Përgjigje