
Dy ndeshjet e raundit të parë çerekfinal të Champions League kanë dhuruar spektakël në lojë dh enë gola. Në “Santiago Bernabeu”, Reali i Madridit dhe Mançester Siti janë ndarë në paqe, duke e mbyllur ndeshjen e parë në barazim 3-3.
Anglezëve i mjaftuan vetëm 2 minuta për të realizuar golin e epërsisë. Bernardo Silva ekzekutoi shpejt një goditje dënimi dhe gjen të papërgatitur Lunin.
Në minutën e 12, madrilenët barazuan shifrat. Gjuajtja e parë në portë dhe barazimi i vendasve, me Kamavingën i cili dërgoi topin në rrjetë falë një devijimi të Ruben Dias.
2 minuta më vonë, “Los Blancos” përmbysën shifrat.Kundërsulm perfekt i Rodrigo i cili kalon topin mes futbollistëve kundërshtarë dhe e dërgoi topin në rrjetë.
Në minutën e 66, Mançester Siti barazoi shifrat. Foden mori topin në pozicion ballor në zonë dhe lëshoi një predhë të pakapshme për Lunin në trekëndësh.
4 minuta më vonë ishte Gvardiol që përmbysi shifrat për ekipin e Guardiolës. Kroati doli në ndihmë të sulmit dhe mori topin jashtë zonës, lëshoi një gjuajtje që nuk i la kohë Lunin të reagonte.
Në minutën e 79, Reali i Madridit barazoi shifrat. Këtë herë ishte Valverde i cili gjuajti fluturimthi.
Ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave do të luhet më 17 prill në “Etihad Stadium”, ku do të përcaktohet ekipi gjysmëfinalist.
Në ndeshjen tjetër, Arsenali dhe Bajernin i Mynihut janë ndarë në paqe, teksa ndeshja e luajtur në “Emirates Stadium” përfundoi në shifrat 2-2.
“Topçinjtë’ ishin të parët që kaluan në avantazh në minutën e 12. Saka depërtoi nga krahu i djathtë i zonës duke lëshuar një diagonale të pakapshme për Nojer.
Në minutën e 18, bavarezët barazuan shifrat. Skuadra e drejtuar nga Tomas Tuhel rikuperoi një top në mesfushë, Gorecka pasoi për Gnabrin në zonë me këtë të fundit që dërgoi topin në rrjetë.
Në minutën e 31, Bajerni përmbysi shifrat. Kejn ekzekutoi në mënyrë perfekte një penallti të fituar nga Sane, duke e çuar topin në rrjetë.
Në minutën e 76, Arsenali barazoi shifrat. Kombinimet e bukura të londinezëve, bënë që Troshard të dilte përballë portës dhe leshoi një gjuajtje tokazi, duke dërguar topin në një cep që Nojer nuk mund ta kapte dot.
Ndeshja e kthimit mes këtyre dy ekipeve do të luhet më 17 prill në “Allianz Stadium”, ku do të përcaktohet edhe ekipi gjysmëfinalist.
Lini një Përgjigje