
PSG do të përballet me Barcelonën në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Parisienët kanë në arsenalin e tyre një nga lojtarët më të mirë të botës, Kilian Mbape. Siç dihet tashmë, sulmuesi do t’i bashkohet Realit të Madridit sezonin e ardhshëm, rivalëve historik të katalanasve.
Blaugranat nuk kanë nevojë të presin deri atëherë për të parë se çfarë do të thotë të përballesh kundër Mbape, sepse do të kenë dy ndeshje kundër PSG-së.
“Unë nuk do të fshihem”,- tha francezi për “Telefoot”, pak ditë përpara sfidës, gjë që do të thotë që do të jetë 100% i karikuar për t’i eliminuar të besuarit e Çavi Hernandezit dhe t’iu tregojë një parashikim për të ardhmen e afërt që i pret.
Edhe pse Mbape nuk ka pasur minutazhin e nevojshëm që kur informoi klubin e tij që do të largohet, përsëri statistikat e tij në këtë sezon kanë qenë të frikshme, ku ka shënuar 39 gola në 40 ndeshje në të gjitha kompeticionet.
Lini një Përgjigje