TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Prill 2024, 21:49

Përfundojnë pjesët e para/ Atletiko nuk ndalet përballë Dortmundit dhe çon peshë tifozët, Barça feston në Paris

Shkruar nga Pamfleti

Përfundojnë pjesët e para/ Atletiko nuk ndalet përballë

Përfundojnë pjesët e para të dy ndeshjeve çerekfinale të Champions League. Atletiko e Madridit ka triumfuar me rezultatin e pastër 2-0 përballë Borusias së Dortmundit në “Wanda Metropolitano”.

Spanjollët zhbllokuan ndeshjen që në minutën e 6 të takimit. Një gabim trashanik, në paravijën gjermane, nuk mbeti pa u ndëshkuar nga djemtë e Diego Simeones, me fantazistin argjentinas, Rodrigo De Paul, që arriti të dërgonte topin në rrjetën e Kobel.

Nga një përgjumje e mbrojtjes gjermane kanë përfituar sërish, djemtë e Diego Simeone me anësorin brazilian, Samuel Lino, që dërgon me shumë potencë në rrjetën e Kobel, një pasim perfekt të Antoine Griezmann.

Djemtë e Simeones përfituan në minutën e 32, nga një përgjumje e mbrojtjes gjermane me anësorin brazilian, Samuel Lino, që dërgoi me shumë potencë në rrjetën e Kobel, një pasim perfekt të Antoni Griezman.

Ndeshja tjetër, ajo mes PSG dhe Barcelonës e luajtur në “Parc des  Princes” është mbyllur me fitoren e katalansave me rezultatin minimal 0-1.

Heroi i ekipit të Çavit në këto 45 minuta ishte Rafinja me golin e realizuar në minutën e 37. Pas një topi nga e djathta të Jamal, Donaruma gaboi me daljen e tij dhe lojtari brazilian nuk e pati të vështirë të dërgonte topin në portën bosh.

barcelona psg atletiko madrid borusia dortmund champions league

Lini një Përgjigje