TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Prill 2024, 22:55

Dortmundi mposhtet por mban gjallë ëndrrën e kualifikimit në gjysmëfinale, Barcelona bën çmendurinë në “Parkun e Princave”

Shkruar nga Pamfleti

Dortmundi mposhtet por mban gjallë ëndrrën e kualifikimit në

Dy ndeshjet e sotme të raundit të parë çerekfinal të Champions League kanë dhuruara spektakël. Atletiko e Madridit ka triumfuar me rezultatin 2-1 përballë Borusias së Dortmundit në “Wanda Metropolitano”.

Spanjollët zhbllokuan ndeshjen që në minutën e 6 të takimit. Një gabim trashanik, në paravijën gjermane, nuk mbeti pa u ndëshkuar nga djemtë e Diego Simeones, me fantazistin argjentinas, Rodrigo De Paul, që arriti të dërgonte topin në rrjetën e Kobel.

Djemtë e Simeones përfituan në minutën e 32, nga një përgjumje e mbrojtjes gjermane me anësorin brazilian, Samuel Lino, që dërgoi topin me shumë potencë në rrjetën e Kobel, një pasim perfekt të Antoni Griezman.

Në minutën e 81, Sebastian Haler ngushtoi diferencën për Dortmundin duke mbajtur gjallë kualifikimin në fazën gjysmëfinale për skuadrën gjermane.

Ndeshja e kthimit mes këtyre dy ekipeve do të luhet më 16 prill.

Ndeshja tjetër, ajo mes PSG dhe Barcelonës e luajtur në “Parc des  Princes” është mbyllur me përmbysjen fantastike të katalanasve me rezultatin 2-3.

Ekipi i Çavit kaloi në avantazh në minutën e 37 me folin e realizuar nga Rafinja. Pas një topi nga e djathta të Jamal, Donaruma gaboi me daljen e tij dhe lojtari brazilian nuk e pati të vështirë të dërgonte topin në portën bosh.

Me fillimin e fraksionit të dytë të lojës, PSG-ja përmbysi shifrat duke marrë avantazhin 2-1.

Fillimisht, Osman Dembele, dribloi bukur mbrojtjen spanjolle dhe me një goditje perfekte mposhti portierin, Donaruma për të vendosur baraspeshën.

Vetëm 3 minuta më vonë, djemtë e Luis Enrikes finalizuan një aksion “magjik”, me “fantazistin”, Vitinja, i cili përmbysi gjithçka në kryeqytetin francez.

Rafinja realizoi një tjetër gol për Barcelonën, duke vendosur baraspeshën në “Parc des Princes” ndaj PSG.

Një krosim perfekt i Pedri, i sapofutur në lojë, u kap bukur nga “ylli” latin, i cili me një goditje të menjëhershme dërgoi topin në rrjetën e Donarumës, me këtë të fundit, që u shtang, nga manovra e anësorit të sulmit.

Në minutën e 77, Barcelona ktheu gjithçka në favorin e tyre. Pas një goditje nga këndi, Kristensen kërceu dhe me kokë mposhti Dunarumën.

Ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave do të luhet më 16 prill në “Camp Nou”.

 

atletiko madrid borusia dortmund barcelona psg champions league

Lini një Përgjigje