TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Nëntor 2023, 23:10

Nis festa kuq e zi/ Muzikë, brohoritje dhe fishekzjarre për rrugëtimin e kombëtares drejt “Euro 2024”

Shkruar nga Pamfleti

Nis festa kuq e zi/ Muzikë, brohoritje dhe fishekzjarre për

Nis festa kuq e zi në kryeqytet. Edhe pse kombëtarja nuk shkoi më shumë se barazimi me Ishujt Faroe, fitorja jonë është se siguruam Evropianin dhe vendin e parë në grup.

Pas mbylljes së ndeshjes, ka nisur festa në stadiumin “Air Albania” dhe në sheshin “Skënderbej”. Në tingujt e muzikës dhe zhurmën e fishekzjarrve, tifozët kanë festuar këtë arritje historike.

Tifozët nuk u larguan për asnjë moment nga stadiumi, por ndërkohë që dritat e stadiumit u fikën, ata ndezën celularët duke dhuruar një spektakël dhe një pamje fantastike.

Lini një Përgjigje