
Italia ia doli dhe siguroi kualifikimin në “EURO 2024”, me një barazim të vuajtur jo pak në Gjermani, aty ku Ukraina kishte vetëm një rezultat për të gjetur biletën për në Europian, fitoren. Një fitore që nuk erdhi, pasi djemtë e Luçiano Spaletin arritën të rezistonin dhe merrnin një barazim 0-0 që i çon në Europian si ekipi kampion në fuqi, pasi e fituan në Angli. Një ndeshje qe pa raste si nga një anë, ashtu edhe nga ana tjetër.
Maqedonia e Veriut ndali Anglinë në një barazim 1-1 në Shkup. Pas pjesës së parë të shënuar me golin e Enis Bardhit, që depozitoi në rrjetë topin e pritur nga portieri Pikford në penalltinë e goditur nga shqiptari. Në pjesën e dytë, rekordmeni i Anglisë, golashënuesi Herri Kejn, la shenjën për një barazim 1-1 final.
Sllovenia siguroi gjithashtu pasin për në “EURO 2024”, teksa sonte mundi Kazakistanin në ndeshjen direkte. Një sfidë e vuajtur gjithashtu për vendasit që pas golit të Sesko u goditën nga miqtë në një barazim 1-1, por Verbiç në fund vulosi suksesin 2-1.
Irlanda e Veriut mposhti Danimarkën 2-0, teksa Finalnda fitoi në San Marino 1-2.
Lini një Përgjigje