TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Nëntor 2024, 16:55

Nga porta në sulm, Silvinjo dërgon në triubunë 4 futbollistë pak orë para ndeshjes me Çekinë (Emrat)

Shkruar nga Pamfleti

Nga porta në sulm, Silvinjo dërgon në triubunë 4

Vetëm 4 orë na ndajnë nga starti i sfidës mes Shqipërisë dhe Çekisë, përballje kjo që do të luhet në “Air Albania” në orën 20:45 dhe që është i vlefshëm për Ligën e Kombeve.

Një duel i rëndësishëm për kuqezinjtë që do të kërkojnë fitoren për të tentuar edhe vendin e parë në grupin B1. Silvinjo fatmirësisht i ka të gjithë lojtarët të gatshëm, ndërsa 4 prej tyre do të duhet ta ndjekin këtë përballje nga tribuna.

Më saktësisht Simon Simoni, Jon Mersinaj, Feta Fetai dhe Milrind Daku janë dërguar në tribunë. Kujtojmë se Daku është i pezulluar për këtë duel për shkak se ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë.

Diçka e detyruar, pasi lista e Kombëtares ishte me 27 lojtarë. Në këtë mënyrë numri u reduktua në vetëm 23 sa është dhe e lejuar.

feta fetai mirlind daku jon mersinaj simon simoni silvinjo

Lini një Përgjigje