TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Nëntor 2024, 16:34

“Nuk u ndëshkova kur thirra, Angli, Angli”, drejtori teknik i Rumanisë bën ironi: Nuk kishim asnjë faj

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk u ndëshkova kur thirra, Angli, Angli”, drejtori teknik i

Drejtori teknik i Federatës Rumune të Futbollit, Mihai Stoiçita, u ndal të fliste për mediat, për rastin e ndërprerjes së ndeshjes ndaj Kosovës. Mihai u shpreh se përfaqësuesja e Rumanisë nuk kishte asnjë faj, madje ai nuk e kishte problem të bënte edhe ironi.

Në fund të fundit nuk kisha shumë emocione pasi në shkallët e stadiumit së bashku me ne ishin edhe disa specialistë të UEFA-s dhe ata më siguruan se nuk kemi përse të shqetësohemi. Nuk kemi asnjë faj për atë që ndodhi.

Me Kosovën është hera e dytë që na ndodh diçka e tillë, duhet të kemi kujdes në të ardhmen nëse fati na bashkon përsëri rrugët. Unë thërrita ‘Angli, Angli, Angli’, por nuk u ndëshkova”,- tha ai.

mihai stoiçita drejtori teknik i rumanisë

Lini një Përgjigje