
Siç jemi mësuar tashmë përballjet mes Zvicrës dhe Serbisë nuk kalojnë pa incidente. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe as sfida e mbrëmshme mes tyre, ku një episod bëri që të plaste sherri mes disa tifozëve.
Disa tifozë serbë tentuan të digjnin flamurin shqiptar, por diçka e tillë nuk u lejua nga një mbështetës, i cili ia largoi nga duart. Më pas, si pasojë, nuk mungoi një përplasje mes tifozëve, çka solli ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të sigurisë.
Nuk dihet ende nëse personi që rrëmbeu flamurin nga duart e serbëve është shqiptar, zvicerian apo ndonjë nga stuartët.
Lini një Përgjigje